Kopshtet e fëmijëve, Shahpaska: Kërkojmë rritjen e numrit të fëmijëve në grupe

Për shkak të gjendjes stabile epidemiologjike me COVID 19 në vend, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,ka kërkuar që të rritet numri i fëmijëve në kopshte nga 15 në 20 fëmijë në një grup.

Marketing

Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska, njëherit njoftoi se janë dorëzuar lista plotësuese prioritare për vaksinimin e të punësuarve në kopshte, me qëllim që fëmijët të jenë në një mjedis ku të gjithë janë të vaksinuar.

“Tani në mënyrë plotësuese listat me të punësuarit e tjerë janë dërguar në Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe në Ministrinë e shëndetësisë. Jemi në komunikim me ta rreth krijimit të prioriteteve dhe nevojës se sa është e rëndësishme që edhe të punësuarit e tjerë të kopshteve të vaksinohen. Këtu nuk flas vetëm për edukatorët por edhe për për punëtorët profesionistë, kuzhinierët, stafin mbështetës teknik etj” – tha Ministrja e Punws dhe Politikws, Jagoda Shahpaska.

Këto komente Shahpaska i bëri gjatë prezantimit të rezultateve nga projekti “Inkluzioni i fëmijëve Rom në institucionet publike komunale -kopshtet e fëmijëve”.

Marketing