Ballina Lajme Botë Kopshti vertikal, më i larti në botë

Kopshti vertikal, më i larti në botë

Imagjinoni një kopsht prej 5.5 kilometrash, që shtrihet në fasadat e dy kullave, njëra prej të cilave ngrihet në më shumë se 300 metra lartësi.

Marketing

Kopshti është projektuar të jetë pjesë e një kompleksi të ri në Melburn, që do të përfshijë edhe ndërtesën më të lartë në Australi, e do të përfundojë në vitin 2028.

“Ky projekt, do të vendosë një standard të ri për luksin në Melburn, duke u ofruar mysafirëve një përvojë të jashtëzakonshme”, thotë Bart Carnahan, president i zhvillimit të biznesit global për Hotelet dhe Resortet e Four Seasons.

Dizajni është ajo që e veçon vërtet resortin unik.

Pemë, shkurre dhe bimë të ndryshme, do të pushtojnë qiellgërvishtësit e Four Seasons.

Kullat, kur të hapen, do të ofrojnë 12 500 metra katrorë hapësira publike të gjelbra, duke përfshirë dhe “kopshtin më të lartë qiellor” të Australisë.

Ndër të tjera do të ofrojë një qendër konferencash, një qendër argëtimi me 2500 vende, një galeri arti dhe 210 dhoma.

Marketing
Exit mobile version