Kore raciste ndaj shqiptarëve në fitoren e Shkëndijës ndaj Vardarit

Fitore e madhe mes tensionit e Shkëndijës së Tetovës në fushën e Vardarit të Shkupit në javën e 10-të të Ligës së parë të Maqedonisë.

Marketing

Kuqezinjtë që drejtohen nga Qatip Osmani shënuan nga një gol në fundin e çdo pjesë loje në stadiumin “Boris Trajkovski” të Shkupit, duke e ngushtuar në vetëm 4 pikë diferencën me rivalët e mëdhenj të futbollit maqedonas Vardarin.

Izair Emini dhe Besart Ibraimi ishin autorë të golave për tetovarët, që vendosin në njëfarë mënyrë autoritetin si kampion në fuqi i Maqedonisë.

Në fakt, goli i ish-sulmuesit të Kukësit shkaktoi mjaft polemika, pasi futbollistët e Vardarit pretendojnë se nuk e kishte kaluar vijën fatale. Ndeshje u ndërpre madje për disa minuta edhe për koret raciste të tifozëve Vardarit ndaj shqiptarëve

Gjithsesi, për t’ua mbyllur gojën kundërshtarëve, “bomberi” Ibraimi realizoi të dytin për kuqezinjtë në fund të takimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 0-2.

Vardari është lider me 23 pikë, derisa Shkëndija ka 19 pikë në vendin e dytë.