Koreja e Veriut teston sistemin e armëve bërthamore nënujore

Koreja e Veriut thotë se ka kryer një test të “sistemit të saj të armëve bërthamore nënujore”, në përgjigje ndaj stërvitjeve të ShBA-ve, Koresë së Jugut dhe Japonisë këtë javë.

Marketing

Testimi i dronëve të tij nënujorë të supozuar të armatosur me armë bërthamore u zhvillua në brigjet e tij lindore, raportuan mediat shtetërore, transmeton Klankosova.tv.

Veriu ka pretenduar teste të sistemit të tij “Haeil-5-23” më parë, por armët nuk janë verifikuar kurrë në mënyrë të pavarur.

Koreja e Jugut dhe aleatët nuk janë përgjigjur ende ndaj provokimit të fundit.

Marketing