Koronavirusi detyron ndryshime rrënjësore në futboll, vihet në ‘pension’ bilbili i gjyqtarit?

Përhapja e koronavirusit, pritet të sjellë ndryshime të shumta në fushën e sportit, teksa bilbili klasik rrezikon të dalë në pension pas 140 viteve.

Marketing

Tendenca më e fundit vjen nga SHBA, që po mendon të shmangë rrezikun e infektimit. Bëhet fjalë për një bilbil elektronik që gjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmjet një pulsanti.

“Them se nuk mund të përdoret më bilbili. Lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vendos bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut”, u shpreh Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll.

Bilbili elektronik është hedhur në treg nga Fox40, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët dhe që shet mbi 15 mijë copë në ditë.