Koronavirusi në Shqipëri/ 4 viktima, rritet numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 167 raste të reja të infektimeve nga Covid 19 dhe janë kryer 862 testime.

Marketing

Në spitale raportohen 179 persona të shtruar, 18 në terapi intensive dhe 8 të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit 46 persona janë shëruar.

Ndërkohë ministria njoftoi se, 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit. Numri total i viktimave që në nisje të pandemise, ka arritur në 338.

Marketing