Ballina Lajme Botë Koronavirusi nuk ndalet në Itali, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit,...

Koronavirusi nuk ndalet në Itali, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit, 101 mijë raste pozitive

Italia ka kapërcyer 101 mijë raste pozitive me koronavirus ndërsa numri i viktimave është mbi 11 mijë.

Marketing

Italia ka regjistruar sot 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i tyre ka arritur në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.

Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë.

Pacientë të shëruar janë 14 620 e janë 1590 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në Lombardi numri i viktimave është 6818 dhe numri i pacientëve të infektaur është 42 161.

Në Lombardi shënohen 458 janë viktima më shumë se një ditë më parë

Pacientë të shtruar në terapi intensive janë 3981, e janë 75 pacientë më shumë se një ditë më parë.

27 795 janë pacientët që po kurohen në struktura spitalore e 43 752 në izolim shtëpiak.

Deri më sot Italia ka kryer 477 359 tampone.

Marketing
Exit mobile version