Korridoret humanitare për civilët ukrainas çojnë në Rusi dhe Bjellorusi

Rusia ka njoftuar se sot do të bëjë armëpushim të përkohshëm, për t’u lejuar civilëve të largohen nga vendi përmes korridoreve humanitare.

Marketing

Por, rrugët e evakuimit të publikuara tregojnë se civilët do të mund të largohen në Rusi dhe Bjellorusi.

Korridori nga Kievi do të çojë në Bjellorusi, dhe civilët nga Kharkivi do të kenë vetëm një korridor, i cili të çon në Rusi.

Korridoret nga qytetet Mariupol dhe Sumy do të çojnë si në qytetet e tjera të Ukrainës ashtu edhe në Rusi, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Kjo është hera e tretë që Rusia ndalon sulmin, për evakuim të civilëve.

Gjatë ditës së djeshme dhe të shtunën, armëpushimi u manifestua me granatime të qyteteve, duke penguar civilët të cilët po largoheshin.

Nga granatimet e djeshme përgjatë armëpushimit për evakuim vdiqen tre persona.

Marketing