Ballina Biznes Korridori 8 dhe 10D/ BDI: Projekti nuk ndalet, albanofobia nuk kalon më!

Korridori 8 dhe 10D/ BDI: Projekti nuk ndalet, albanofobia nuk kalon më!

Me akuza dhe kundërakuza ka vazhduar debati në Komisionin për çështje për Evropiane rreth propozim-ligjeve për ndërtimin e korridoreve. VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se nuk do të përkrah këto ligje, pasi sipas tyre qeveria ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme, pasojat e të cilës do t’i vuajnë qytetarët. Nga BDI thonë se çështje e korridorit 8 dh10D është punë e kryer dhe nuk do të mund të ndalet. Thonë se VMRO vetëm po bllokon projektin për shkak se lidh vendbanimet shqiptare.

Marketing

“Ju keni qenë kundër marrëveshjes së Ohrit. Keni mundur ta ndalni dhe s’do mund ta ndalni. Keni qenë kundër marrëveshjes së Prespës, s’keni mundur ta ndalni. Keni qenë kundër marrëveshjes së ligjit për gjuhët, s’keni mundur ta ndalni. Çdo gjë të cilën jeni kundër e keni të pabazë. Mundimi që deputetët t’i ndani në baza etnike se kush kë përkrah dhe çfarë përkrah është i kotë, se albanofobia juaj nuk kalon më.”, – u shpreh Bajram Kadrija nga BDI.

Marketing
Exit mobile version