Ballina Biznes Korridori 8 pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor

Korridori 8 pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor

Ministri për Transport dhe Lidhje i Maqedonisë së Veriut, Bllagoj Boçvarski, në Konferencën ministrore organizuar nga Sekretariati I Komunitetit të Transportit dhe CEFTA-s, kushtuar lidhjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Mal të Zi, ka nënshkruar Aneksin e Vendimit të Komisionit Evropian, me të cilin Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të Rrjeteve transportuese Trans-Evropiane të BE-së.

Marketing

“Tani është obligimi ynë të vazhdojmë ndërtimin e Korridorit 8, për ta bërë modern, cilësore dhe të sigurtë. Për Maqedoninë e Veriut është një vendim i rëndësishëm strategjik i BE-së që na pozicionon si udhëkryq në rajon në dy korridoret kryesore evropiane – Korridorin 8 dhe 10D” – tha Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.

Në këtë konferencë krahas Ministrit Boçvarski kanë marrë pjesë edhe ministra të transportit të vendeve të rajonity si dhe përfaqësues të Komunitetit të Transportit dhe Komisioni Evropian.

Exit mobile version