Korrupsion me fondet e BE-së/ Arrestohet ish-Ministrja në Kroaci

Me urdhër të Prokurorisë Publike Evropiane në Kroaci, ish-ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së Gabriela Zalac, drejtori i Agjencisë Qëndrore për Financimin dhe Kontraktimin e Projekteve të BE-së Tomislav Petric si dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar nga policia kroate për mashtrim në ndarjen e fondeve të unionit.

Marketing

Akuzat lidhen me një projekt të zhvillimit të softuerit me vlerë rreth 2 milionë euro, që ministria në vitin 2018 ia ndau një kompanie lokale.

Gabrijela Zalac, e cila drejtoi ministrinë e zhvillimit rajonal nga viti 2016 deri në mesin e 2019, dhe Tomislav Petric, kreu aktual i Agjencisë Qendrore të Financave dyshohet që kanë keqpërdorur fondet për interesat e tyre.

I pyetur për arrestimet, kryeministri i Kroacisë,Andrej Plenkovic tha se organet e drejtësisë po kryejnë punën e tyre.

ANDREJ PLENKOVIC

KRYEMINISTER I KROACISË

“Jam i befasuar nga ky lajm. Por organet e drejtësisë së pavarur po bëjnë punën e tyre.Detyra jonë është të luftojmë korrupsionin, por përveç kësaj nuk do të them asgjë më shumë”

Partitë më të mëdha opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë edhe falje publike për këtë skandal.

Prokuroria publike evropiane, me qendër në Luksemburg, në qershor të këtij viti filloi hetimet me fokus mashtrimet që përfshijnë buxhetin e unionit dhe ka deleguar prokurorë në shtetet anëtare.

Beteja kundër korrupsionit ishte thelbësore gjatë përpjekjeve të suksesshme të Kroacisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në vitin 2013.

Marketing