Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit pas 42 minutave lojë në “Fadil Vokrri”, rezultat ky me të cilin ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Ishte anësori Milot Rashica ai që shënoi gol të bukur për ti dhënë “Dardanëve” epërsinë në këtë ballafaqim.
Një aksion që nisi nga portieri që në fund Vedat Muriqi të asistojë për Milot Rashicën. Ky i fundit pasi kaloi mbrojtësin izraelit, dërgoi një projektil të fortë brenda zonës për të tundur fortë rrjetën e mysafirëve.
Pas pak kishte Kosova edhe një rast ideal për golin e dytë, por portieri mysafirë nuk lejoi befasi. Mysafirër kishin vetëm dy tentime nga distanca por asnjëra nuk e shqetësoi portierin e Kosovës.
Një tjetër rast të mirë për gol e pati edhe Vedat Muriqi në minutën e 32’, por goditja e tij u ndal nga portieri i Izraelit.