Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.
Në këtë mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, raporton Gazeta Express.
“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka thënë Baxhaku.