Përfaqësuesit e imazhit të shtetit
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë se po tentohet që të krijohet opinioni i përgjithshëm nga individ e media të caktuara, se imazhin e Kosovës po e njollos me prezantimin e tij në TSK në Hagë Hashim Thaçi, ngase sipas tyre nën aktakuzë po e mbanë pozitën e presidentit të Republikës së Kosovës.
T`i kthehemi për një tren Serbisë. E tërë historia e saj është e mbushur me luftëra pushtuese dhe barbarizma. Asnjëherë nuk mbahet mend ta ketë fituar asnjë betejë e luftë. Por gjithmonë ka mbetur në mbamëndjen e popujve për krimet që ka kryer mbi popullatën civile, vrasjet e dhunimet, masakrat e krimet ç`njerëzore e plaqkitje. Gjithmonë ka provuar dhe ka arritur që në mbamëndjen e kombit të vet, ti festoj si fitore të gjitha arritjet në humbje, e që në aspektin filozofik edhe ka mundur ti prezantoj si të tilla, sepse si barbarë sllav të ardhur nga Karpatet, sot janë popull faktor në Ballkan dhe partner të pretendimeve ruse në rajon.
Pra, nuk është ndier kurrë e fyer edhe pse lidershipi i saj, çdo herë e me theks në 30 vitet e fundit të luftës së hapur me shqiptarët e Kosovës, e nuk po ndjehet as sot në shekullin e civilizimit botëror virtual me lidershpin e vet por e mbanë me nderë Vuçiqin, ish-ministrin e Millosheviqit edhe i propagandës së luftës, i njohur për deklaratën ndaj popullit boshnjak, shegertin e krye çetnikut Sheshel dhe vet Sheshelin edhe sa e sa figura, madje të dënuara për kriminel lufte, në krye të nderit kombëtar serb, kurse këtyre analistëve tonë edhe një pretencë e dhomave speciale ndaj presidentit të vendit, madje e pakonfirmuar nga gjyqtarët ua prishka imazhin e shtetit.
Kjo është politika e pa nivel e liderëve kosovarë, të cilët në secilën rrethanë edhe pa zgjedhur mjete as rrugë, e duan rivalin të poshtëruar dhe të mposhtur në vend që kur rrezikohet shteti ashtu siç i obligon kushtetuta të vihen në mbrojtje të tij.
Vuçiqi i cili është pala mbi të cilën duhet me ra pesha e presionit, kohën e fundit nga politika shqiptare në Shqipëri së pari, e pastaj edhe në Kosovë nga ish-qeveria Kurti, mbledh bonuse të një lideri humanitar kur shqiptarët u ndodhen nën katastrofa humanitare.
E habitshme kur ky Vuçiq në njërën anë serbëve të Kosovës ua ndalon të mjekohen në klinikat kosovare, ndërsa gjoja për kosovarët e rrezikuar nga virusi corona, ua dërgon ato një mijë testet shpëtimtare.
Pra, rivalët kosovar ndaj Hashim Thaçit, investojnë në rregullimin e imazhit të Vuçiqit, si dhe nxijnë figurën e Presidentit të vet. Për fat të keq, edhe në Shqipëri po ndiqet pothuajse i njëjti ritëm, sa që me analistët e Shqipërisë po habitem edhe më shumë, sepse ata ndonëse degë e LVV, nuk janë rival të askujt në Kosovë.
Nëse ata pretendojnë që e duan Kosovën më shumë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj, kjo vërtetë është për trajtim psikiatrik, në mos të them më keq. Arsyetimet e tyre se Hashimi vet e ka votuar gjykatën, janë mjeranë (ata thonë se përmes pazareve me tokat e Kosovës, Hashimi ka pretenduar me i shpëtua akuzës se Dick Martit)! A ka mjerim më të madh se sa kjo pretencë politike e ngritur midis këtyre rreshtave?!
Raporti i Dick Martit akuzon UÇK-në për trafikim organesh. Nuk është krijuar për të bërë presion palës kosovare në bisedime, me qëllim që të lëvizen kufijtë e Kosovës, me Serbinë kuptohet në dëm të Kosovës.
Ky interpretim kaq pa nivel i rivalëve kosovarë dhe atyre që i thonë vetes patriot në Shqipëri, e që kurrë nuk e kanë shkrep as një fishek kundër ushtrive gjenocidiale skllave në Kosovë, as ata as baballarët e tyre, nuk janë asgjë tjetër, veç se shërbesa e një shpirtziu në favorin serb.
Veprimi i gabuar i TSK, qëllim i përligjur apo vetëgjyqësi?
Dhomat speciale në pretencën e akuzës e tejkalon Dick Martin, del të vrasjet politike të cilat gjoja i paska organizuar UÇK-ja, gjatë luftës për të ardhur në pushtet kur të çlirohet Kosova!!!
A mundet kjo më të quhet pretencë juridike?
Çdo vrasje që ka ndodhë në Kosovë, në çdo periudhë duhet të jetë objekt i gjykatës përkatëse të Republikës se Kosovës. Secili krim duhet patjetër me u zbardhë nga gjykatat shtetërore të Republikës së Kosovës. Nuk është as Hashim Thaçi kundër kësaj, e as UÇK-ja si strukturë, prandaj është votuar gjykata. Mirëpo, nuk mundet të quhen krime të luftës, vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë pas datës 12 Qershor të vitit 1999, sepse në këtë kohë nuk kishte luftë në Kosovë, por ishte misioni ndërkombëtarë dhe qeveria e përkohëshme.
Pasaktësi tjetër kjo e dhomave speciale, shpresoj që nuk është pasaktësi me qëllim e thurur kundër Republikës së Kosovës! Përndryshe kjo mund të cilësohet si vetëgjyqësi, meqë edhe infrastrukturën ligjore dhe strukturën institucionale, kjo gjykatë e ka ndërtuar vet, bazuar në legjislacionin përkatës kosovarë dhe atë ndërkombëtarë për fushën.
Nuk guxon drejtësia në Kosovë të bëj gabimin siç e bëri me “Syrin e popullit”. Para disa muajve u zhvillua procesi gjyqësorë ku u dënuan për tentim vrasje, dhe organizim anti-shtetërorë terroriste disa persona.
Mirëpo drejtësia në Kosovë, nuk na prezantojë as vend-ndodhjen e organizatës, as udhëheqësi, e as anëtaret e tjerë. As nuk u shpall kush në kërkim, as nuk u dënua askush në mungesë, pra një gjyqësi kosovare e pasakt.
Kur dikush dënohet si anëtar i organizatës terroriste, duhet së paku edhe organizata si e tillë të dënohet.
Ndërkohë që nuk dimë asgjë rreth strukturës e infrastrukturës kriminale të kësaj organizate.
U shpall terroriste dhe asgjë më shumë. Është dashur të dënohet organizata për terrorizëm, ose përndryshe është dashtë te dënohen për vepra ordinere.
Nga kjo mendoj se gjykatat e cilitdo nivel dhe përkatësi institucionale, duhet ikë vetëgjyqësisë, ose gjyqeve gjysmake.
Dhomat speciale, kështu siç kanë filluar, po imitojnë me tejkalim kompetencash gjykatat vendore, e ky nuk është qëllimi pse janë krijuar.
Nëse vazhdohet me këtë trend nga prokurorët e dhomave speciale, atëherë Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të krijojë dikasterin që me ekspert të drejtësisë, ti mbrojë të përfshirët në gjykim, pa lejuar shkelje ndaj palëve, siç ndodhi rasti i publikimit të aktakuzës etj.
Trajtime jo ligjore dhe jo etike nëpër procedura në dhomat speciale etj, assesi nuk duhet të lejohen.
E kemi votuar krijimin e Gjykatës gjegjësisht Dhomave speciale, për raportin e Dick Martit, që të zbardhen pretendimet e tij, por kjo ka shkuar përtej raportit, dhe tani po paditen për vrasje jashtë periudhës së luftës në Kosovë, që nuk hyjnë në krime lufte.
Kjo duhet të ju kufizohet këtyre prokurorëve, ngase vrasjet e pas luftës edhe çdo krim tjetër, trajtohen edhe janë trajtuar nga gjyqësia vendore.
Mbikëqyrja ndërkombëtare ka konstatuar se në Republikën e Kosovës, ka kushte për zhvillimin e këtyre seancave konform me ligjet.
Duhet ditur pra se çka quajmë krime të supozuara të luftës.
Nuk mund të quhet krim lufte, një vrasje e kryer në dhjetor të vitit 2000, sepse nuk kishte luftë në atë kohë në Kosovë, apo jo?!
Prandaj duhet të funksionalizohet departamenti përkatës, për përkujdesje ndaj personave të trajnuar nga TSKH, në mënyrë që ti mbroj edhe të dënuarit, dëshmitarët dhe të gjithë.
Edhe si të dënuar, apo si të burgosur, dhomat speciale apo mekanizma tjerë koordinues e mbështetës, nuk duhet tu lejohet të organizojë propagandë mediatike, ndaj asnjë personi që është objekt i këtyre dhomave, siç bëri me presidentin e vendit.
Publikimi i aktakuzës në formën si u bë në emër të asaj se këta ekspertë kanë studiuar jashtë, me çfarë specifika po prezantohen, po cenon liritë e të drejtat humane.
Pra me votimin e TSK nuk u jepët e drejtë këtyre dhomave të dalin mbi ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.
Votimi ka qenë i domosdoshëm, por formë e veprimit procedural dhe impakti publik, që po japin në dëm të imazhit të shtetit në rrafsh ndërkombëtarë, kanë filluar të bëhen të pa durueshme, se po kalojnë mbi Kushtetutën dhe ligjet vendore.
Ndaj ky mekanizëm qeveritar, duhet të ketë rol mbrojtës përmes ligjshmërisë, e kjo s’do të thotë monitorim apo kontrollim shtetërorë të gjykatës.
Gjykata e Hagës dhe ndarja e konfliktit.
Nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për krimet e luftës në ish Jugosllavi, ka dalë edhe më një vendim me të cilin periudhën e luftës në Kosovë e ndanë në dy faza, atë të Konfliktit të brendshëm Kosovë – Serbi, dhe atë ndërkombëtarë ku në njërën anë është Serbia dhe në anën tjetër, krah Kosovës dhe UÇK-ja, palë ndërluftuese futet Bashkësia ndërkombëtare përmes ndërhyrjes së SHBA-së dhe shumicës së vendeve anëtare të NATO-s, që bashkëvepruan me Forcat amerikane në luftë kundër RFJ-së, përkrah SHBA, e cila kishte të drejtën e ndërhyrjes së një anshme, dhe pa miratim të KS/OKB-së, bazuar në nenin 5, të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare/Luftës.
Pra, po flasim për periudhat sipas datave, 05 Mars 98 deri 24 mars 99 konflikt i brendshëm dhe nga 24 mars 99 deri me 12-qershor 99, konflikt ndërkombëtar.
Por, nga 12 qershor 99′ nuk kishte luftë më në Kosovë.
Për këtë periudhë është gjykuar edhe vet Serbia, pra deri në qershorin 99-të.
Kjo do të thotë se përtej 12 qershorit 99, nuk ka luftë në Kosovës dhe as mund të akuzohet kush për krime të kryera pas asaj date si krime lufte.
Dhomat speciale nuk mund të shtrihen deri me 31Dhjetor, 2000. Këtu bien krimet e luftës. Mund të akuzohesh dhe gjykohesh për krime ordinere, apo të parashikuara në Kodin Penal të Kosovës.
Ligji për dhomat speciale, nuk ia përcakton as kufizon këtë, edhe pse në Ligjin për krime lufte në Tribunalin e Hagës, për krimet e kryera nga RFJ, është bërë ndarja e tillë.
Vlerësoj se Ombudspersoni (edhe pse i përjashtuar) dhe KMLDNJ si mekanizma të kontrollimit të demokracisë, duhet të reagojnë dhe të japin opinionin e tyre, për këto shkelje ndaj presidentit si palë, për publikimin e propozim aktakuzës jashtë procedurës, që pasi i bëhet publike ftohet në intervistë, e që me gjuhën e procedurës teknike, do të thotë, “kthim para fazës fillestare”.
Pra në kohën kur nga informatat dhe deponimet apo raportet e ndryshme, fillon të ndërtohet pyetësori me çështjet për të cilat Prokurori mendon se rendojnë penalisht mbi palën.
Intervistimi i hapë rrugë ndërtimit të pretencës juridike nga prokurori dhe konfirmimit të saj nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndaj bazës ligjore për të ndërtuar aktin e akuzës.
Kush e thirri palën e supozuar si kryesi i veprave të supozuara, gjyqtari i procedurës parapake apo prokurori?!
Këto duhet të na i sqarojë KMDLNJ, apo Avokati i Popullit, për aq sa i është dhënë qasje.
Prandaj duhet ky departament për mbrojtjen e të akuzuarve të funksionalizimet menjëherë. Jo në kuptimin material siç është një agjenci e tillë dhe drejtohej nga Driton Lajçi, por në aspektin procedural ligjor të mbrojtjes institucionale nga shteti, dhe të trajtimit në TSK, apo edhe në burgje qofshin ata, meqë edhe kjo mund të jetë problem për shkak të fitimit të drejtës së mbajtjes në burgje përmes tenderimit ndërkombëtarë.
Pra këto lloj dhomash speciale po shkojnë drejt vetëgjyqësisë si në kohën e UNMIK-ut.
Është detyrë e avokatëve e gjyqtarëve, të reagojnë por se bëjnë.
Bisedimet dhe takimi Hoti – Vuçiq
Pa i lejuar vetes të lëshohem në komentimin sjelljes protokollare diplomatike të përfaqësuesve tanë shtetërorë, e cila dëshmon për mungesa të theksuara dhe nevojën për edukim në këtë aspekt sapo të marrin përgjegjësi shtetërore, ngase gjuha e sjelljeve protokollare, flet e do të thotë shumë.
Por, dy gjëra po i konstatojë nga ky takim:
E para, kryeministri para shkuarjes i ka bë publike qëndrimet që do mbajë në raport me Serbinë.
Pas kthimit nuk ka bërë asgjë publike.
Ajo që ka dalë nga burimet serbe, është insistimi i Serbisë, për implementim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.
Atëherë mendoj se duhet përmbajtur kushtetutës, që nuk lejon, as asociacion të komunave shqiptare të jenë të ndara, autonomiste në fusha si arsim, polici, siguri etj.
Pra pushteti komunal mund të bartë përgjegjësi të caktuara në fusha përkatëse me ligj, por kurrsesi të kemi pushtet paralel me pushtetin qendror.
Ideja e parlamentit dy-dhomësh, të cilit po i fryhet shumë në rajon, e përjashton Kosovën si “Sui Generis” në zgjidhjen e saj. Nuk guxon të lejohet që të organizohen zgjedhje për parlament dy-dhomësh.
Pako e AHTISARIT e ka përmbyllur strukturën institucionale të Kosovës edhe për pakicat.
Këtë e kemi pasur që nga pushteti i Kaçanikut të Rugovës e deri te Ahtisari.
Mund të kenë organizim kulturor e arsimor, por jo dublim të sistemit taksor, sigurisë e të tjera.
Pra, asociacioni të krijohet sipas vendimit të gjykatës kushtetuese.
Po ashtu, Hoti kohë më parë, pati deklaruar se pas çdo takimi në Bruksel do ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për zhvillimet atje.
Post Brussel!
Lidhur me qëndrimet e LVV-së dhe Kurtit, konsiderojë se është një luftë e pastër politike, duke diskredituar rivalet me qëllim për tu kthyer në pushtet.
Me etiketime si shfrytëzues, keqpërdorues, hajdut, kriminel, pa ndonjë projekt zhvillimor, apo prezantim të shtetit në politikën e jashtme.
Këto janë metoda që i kanë ndërtuar, si doktrina të gabuara të ardhjes në pushtet, e që po i përdorin tani e 20 vjet.
Reagimet e disa politikanëve edhe nga taborri i opozitës, duke dashtë të bëjnë alternativë për BE-në, ata vetëm sa po sfumohen.
Si pjesë e politikbërjes, vlerësoj se bisedimet e qeverisë në BE, janë bisedime që nuk sjellin zgjedhjen përfundimtare të çështjes Kosovë – Serbi.
Ndaj PDK, nga pozitat institucionale ka shtyrë zhvendosjen e bisedimeve në Washington.
Kështu që, ne kërkojmë detyrimisht kthimin e bisedimeve në “Shtëpinë e Bardhë” nën përkujdesjen e SHBA-ve.
Kërkesa ime edhe pse tani diferon nga qëndrimi i ndonjë zyrtari të partisë i ngarkuar me fushën, tregojnë se në të ardhmen do ta ndihmojnë avancimin e qëndrimeve politike si subjekt. Pra do ketë alternativa mendimesh në frymë demokratike, do të nxitet debati, të respektohet mendimi ndryshe, toleranca etj. Siç është edhe qëndrimi im rreth bisedimeve, që shkon më afër qëndrimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, se sa zyrtarëve të PDK-së. Unë mendoj se dialogu për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë në Washington, me ndërmjetësimin e presidencës, përkatësisht Shtëpisë së Bardhë dhe garantimin e Pentagonit si domosdoshmëri e zbatimit dhe qëndrueshmërisë politike e diplomatike marrëveshjeve ndërshtetrore ndërkombëtare.
Kjo do të jetë në mbështetje të ruajtjes së filozofisë politike të djathtë, për të ruajtur vlerat konservatore tradicionale, për futjen e konceptit djathtist në ekonomi, dhe gjithsesi që këta janë zëra që e prezantuan Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran, që në embrion e deri më sot.
Vuçiqi në Bruksel demantojë qeverinë serbe, për humbjet në Koshare.
Ndër çështjet për të cilat u kap presidenti Vuçiq gjatë takimit me kryeministrin Hoti, në prani të përfaqësuesve të BE-së Borrelo dhe Lajçak, ishin edhe çështja e të zhdukurve, e nxitur me të drejtë nga Kryeministri Hoti.
Në ketë situatë Presidenti serb Vuçiq u mundua të shfajësohet, duke u munduar të gjej edhe ky një situatë ku Serbia, ka të drejtë të ankohet.
Për këtë përdori luftën në Koshare, dhe u ankua se këta nuk kanë qasje në arkiva për të parë se cilat ishin humbjet e tyre atje, dhe se çfarë kishte ndodhur me fatin e të vrarëve atje.
Kjo për gjykimin tim, na kthen në një situatë që u zhvillua menjëherë pas luftës, dhe disa sosh gjatë këtyre 20 viteve pas konfliktit të armatosur.
I kujtojmë presidentit serb se tani e 20 vjet rresht, kanë deklaruar se i kanë 108 ushtarë të vrarë në betejën e Koshares.
Për të plagosurit nuk kam dëgjuar të kenë dhënë ndonjë shifër përveç deklarimeve individuale përmes emisioneve episodike të vet luftëtarëve ushtarë, nënoficerë, dhe oficer e paramilitar që kanë marr pjesë në atë betejë.
I kujtojmë presidentit serb po ashtu se, menjëherë pas luftës në pretendimet e tyre se ne i mbajmë të burgosur 600 ushtar serb, kemi bashkëpunuar me urdhrin e shefit të shtabit të UÇK-së, Gjeneral Agim Çeku , me njësitë e ekspertëve ndërkombëtarë, për gjetjen eksshumimin dhe marrjen e kufomave, të luftës në Koshare. Disa nga ato janë shkëmbyer me shqiptarë të zënë rob gjatë luftës.
Ia kujtojmë presidentit serb atë botë ministër i propagandës së kriminelit Milloshevic, pra i propagandës edhe të luftës, se tani 20 vjet keni provuar që edhe këtë humbje si shumë herë gjatë historisë ta ktheni në fitore, edhe pse është e pamundur se realiteti flet kundër fitores nga ju, në këtë betejë, përballë UÇK-së, por edhe në krejt Kosovën.
Po ashtu realiteti thotë se jeni ju pra, ishte Serbia juaj apo RFJ dhe ushtria “hyjnore” e popullit “hyjnor” serb, që u tërhoq jo vetëm nga Kosharja, por edhe nga Kosova. E dihet se si quhet ai që tërhiqet. Veç fitore s’mund të ketë arritur.
Pra çka po na dëshmon sot, me deklarimet e tij në Bruksel përballë kryeministrit kosovar dhe përfaqësuesve evropian, presidenti aktual serb, ish ministri i propagandës së kriminelit Millosheviç dhe shegerti i kryeçetnikut Sheshel?
Ky po i demanton deklarimet zyrtare të qeverisë, ministrisë përkatëse dhe ushtrisë serbe për humbjet në Koshare.
Ju kam deklaruar në disa situata, se bazuar në deklarimin e një ish ushtaraku të ushtrisë suaj serbe, me përkatësi shqiptare, nga fronti i gjerë i Koshares, janë tërheqë 1200 të vrarë. Kurse pas luftës janë kërkuar nga ne si Brigadë edhe 600 ushtarë serb, gjoja të zënë rob lufte, të cilët ua kemi mundësuar ti merrni me mesazhin e qartë se “sa herë ta mësyni Kosovën do të mbeteni gjeneral të ushtrisë së vdekur” – 327.
I bashkëngjes kësaj edhe deklaratën e një gjenerali tuaj në emisionin “Price sa Koshara”, i cili pati thënë se vetëm në luftimet që ndodhen kur trupat serbe depërtuan në brendi të kufirit të shtetit të Shqipërisë apo zonës luftarake që kontrollonim ne si UÇK dhe njësiti kufitar i Ushtrisë shqiptare i vendosur në postën e Kamenicës, që ndahet me atë ish-serbe të Qafë Morinës, i humbëm thotë gjenerali serb, citoj “ Vdiqën 251 luftëtarë serb, për një kohë të shkurtër, disa orëshe luftimi me trupat e UÇK-së dhe askush nuk i përmend thua se ata nuk luftuan për vendin tonë Serbinë, por vazhdimisht flitet vetëm për rënien e 108 ushtarëve të shërbimit të rregullt ushtarak. Edhe këta janë heronj sepse luftuan për Serbinë”.
Tani e 20 vjet kam hamendësuar se përse forcat ushtarake serbe nuk i përfillin humbjet reale në Koshare?!
Kam hamendësuar se si është vepruar me të vrarët serb në Koshare. Tani po e kuptojë se ashtu siç i kanë zhdukur trupat e shqiptarëve të zënë rob e që i kërkojmë ende edhe sot, ashtu kanë vepruar edhe me të vrarët serb në Koshare, nga se nuk kanë pasur si të arsyetohen para familjarëve të tyre që atëbotë protestonin kundër çmendurisë së Milloshevicit dhe luftës së pa kuptimtë kundër shqiptarëve etnik dhe Kosovës. Prandaj edhe i kanë zhdukur në ndonjë varr masiv apo edhe shkrirë trupat e tyre në shkritoret e Minierave brenda Serbisë siç përmendet ajo e Maçkaticës.
Pra!?