Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala i ka dërguar letër sot ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshit.
Përmes kësaj letre Shala ka kërkuar që shteti fqinj të largoj barrierat të cilat i ka vendosur ndaj produkteve kosovare, konkretisht rasatit të peshkut, transmeton Klan Kosova.
“Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”{, ka shkruar Shala në Facebook