Ballina Lajme Kosovë Kosova porosit edhe 10,000 teste për COVID-19

Kosova porosit edhe 10,000 teste për COVID-19

Pasi njoftoi ardhjen e 7 mijë testeve të reja për koronavirus, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se është bërë kërkesa për furnizim edhe me 10 mijë teste të tjera.

Marketing

Ai po ashtu tha se në Kosovë kanë arritur edhe donacione me materiale mbrojtëse mjekësore kundër sëmundjes COVID-19.

“Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19. Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna”, tha Vitia.

Marketing
Exit mobile version