Mësohet se takimi do të nis nga ora 20:45, e që do të luhet në Bazel, ku “Dardanët” do të kërkojnë pikët maksimale që të mbajnë shpresat gjallë për kualifikim, përcjell albinfo.ch.
Në mënyrë që Kosova të kualifikohet i duhet që të marrë tri pikë të plota nga Zvicra, ndërsa në anën tjetër, Rumania të marrë së paku një pikë ndaj Izraelit.
Ndërsa, në rundin e fundit, Kosova duhet të fitojë si vendase ndaj Bjellorusisë, ndërsa Rumania ta mposht Zvicrën.
Në pesë ndeshjet e fundit, Zvicra ka vetëm një fitore dhe katër barazime, ndërsa Kosova i ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Në këtë takim, Kosova nuk do të mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili është lënduar në takimin që Kosova pati me Izraelin.