Ballina Sport Kosova vetëm për fitore ndaj Andorrës, ja formacionet zyrtare

Kosova vetëm për fitore ndaj Andorrës, ja formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës i rikthehet sot aksionit në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillon ndeshje si vendase kundër Andorrës.

Marketing

Ndeshja e sotme i takon xhiros së dytë të Grupit I, ku në xhiron e parë Kosova barazoi 1:1 si mysafire me Izraelin, kurse Andorra u mposht 2:0 nga Rumania.

Momentalisht, Kosova zë vendin e tretë në grup me një pikë të arkëtuar, krahas Andorrës që renditet e pesta me asnjë pikë.

Fakt interesant është që pesë nga dhjetë humbjet e fundit të Andorrës në kualifikimet për Evropian kanë qenë me rezultatin 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare të tyre, dhe ato i gjeni më poshtë.

Kosova: Muric; Hadergjonaj, Kryeziu, Rrahmani, Paqarada; Fazliji, Celina, Berisha; Rashica, Muriqi, Zeneli

Andorra: Alvarez; Vales, Alavedra, Rosas, Vales, Cervos, Chus Rubio, Guillen, Llovera, Marc Garcia, Rubio

Exit mobile version