Kosovari 19 vjeçar vret me thikë moshatarin e tij në Karlsruhe të Gjermanisë

Një kosovar 19 vjeçar u arrestua pas një sulmi fatal me thikë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Karlsruhe të Gjermanisë.

Marketing

Një 19 vjeçar u sulmua me thikë të premten rreth orës 01:45 të mëngjesi në shkallët para banesës tij ku edhe ndërroi jetë, shkruan Presseportal, transmeton Klan Kosova.

Të njëjtën natë rreth orës 5 të mëngjesit gjatë ndjekjes, një 19-vjeçar i cili ishte i dyshuaqr u arrestua nga oficerët e stacionit të policisë Karlsruhe-Südweststadt në August-Dürr-Strasse.

Në rastin e të dyshuarit paksa të dehur, oficerët gjithashtu siguruan krimin e pretenduar.

Adoleshenti nga Kosova do të sillet para gjykatësit të premten me kërkesë të prokurorit të Karlsruhe.

Sipas hetimeve të mëparshme, disa të rinj u takuan në banesën e viktimës 19 vjeçar gjatë natës për të konsumuar alkool së bashku.

Sipas rrëfimeve të para të dëshmitarëve, i akuzuari ishte gjithashtu në banesën e viktimes dhe i kishte kërkuar që të largohej nga ahengu.

“Gjatë një konflikti verbal në hapësirën e shkallëve, personi i refuzuar ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë të dëmtuarin në pjesën e sipërme të trupit dhe në krahë”.

Pasi sulmuesi i dyshuar qe arratisur nga vendi i krimit, dëshmitarët kishin ndërmarrë masat e para të shpëtimit, të cilat u vazhduan nga policët të cilët i kishin thirrur. Por, mbërritja e një ekipi shpëtimi me ambulancë, ishte e vonuar për të sulmuarin. Ata mundën vetëm të konstatonin vdekjen e tij.

Hetimet e mëtejshme mbi historikun e saktë të kësaj ngjarje janë duke vazhduar.

Marketing