Gjithçka filloi nga dashuria e madhe për ekipin e tij të preferuar. Astrit Dervishaj ka 23 vjet që është një tifoz i zjarrtë i Arsenalit.
Ekip të cilin, e ka të vështirë ta përshkruaj me pak fjalë dhe pa emocione.
Astriti, qysh i vogël, e kishte ëndërr që në të ardhmen fëmijët e tij t’i emëronte njejtë si ekipi i tij i preferuar, Arsenali.
Pas disa viteve, kur Astriti dhe Albulena u bënë prindër, vajzën e emëruan Arsena ndërsa djalin Arsenal.