Ballina Lajme Kosovë Kosovë, kërcënohet kryeministri Haradinaj. Policia shton masat e sigurisë

Kosovë, kërcënohet kryeministri Haradinaj. Policia shton masat e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur.

Marketing

Këtë e bën të ditur ekskluzivisht e përditshmja “online” e Kosovës, “IndeksOnline”.

Kërcënimi drejtuar kryeministrit ka detyruar autoritetet vendase të zbatimit të ligjit të shtojnë masat e sigurisë për Haradinajn.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë për këtë portal se, prej ditësh është përforcuar mbrojtja e afërt e kryeministrit kosovar, ndërkohë që masat do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të dytë, kur të shihet e arsyeshme se shkalla e rrezikshmërisë ka rënë.

Edhe pse nuk thuhet se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, po këto burime thonë se ai është marrë në konsideratë dhe po trajtohet seriozisht.

Marketing
Exit mobile version