Kosovë/ Kovid 19 merr viktimën e 39

Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se sot më datë 23 qershor ka vdekur një 72 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.Ai ishte i prekut meCovid-19.

Marketing

 

“Ju njoftojmë se sot me dt 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur me 08.09.1948 me vendbanim ne fsh.Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30. Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikës Infektive nga ana e familjareve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, kanë thënë nga Klinika Infektive.

Me këtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 39.