“Kosovë, ne të dalim zot”, publikohet logo e 16-vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dielën agjendën e manifestimeve shtetërore që do të mbahen këtë vit me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Marketing

Logoja e sivjetme për shënimin e ditës së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt është “Gjashtëmbëdhjetë Kosovë, ne të dalim zot”.

Më 17 shkurt, dita do të fillojë me mbledhje festive të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar me ngritjen e Flamurit dhe nderime te Monumentin e të Pagjeturve.

Më vonë do të ketë edhe pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës.