Pas plagosjes së dy qytetarëve serbë në Shtërpcë të Kosovës 2 ditë më parë, sot kanë dalë në protestë serbët në qendër të këtij qyteti.
Gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, sjell nga vendngjarja fotot e protestës së serbëve në Shtërpcë.
Protestës i janë bashkuar edhe serbë nga qytete të tjera të Kosovës. “Kamenica është me Shterpcën”, shkruhet në një prej pankartave.
Dy qytetarë serbë u plagosën me armë nga një efektiv i FSK-së mbrëmjen e 6 Janarit. /tvklan.al