Ballina Lajme Kosovë Kosovë,edhe 194 raste të reja me koronavirus

Kosovë,edhe 194 raste të reja me koronavirus

Edhe 194 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani gjatë një konference për media.

Marketing

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive”, ka thënë Ramadani.

Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383. 

Exit mobile version