Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov përmes një pres konference për shtyp ka reaguar ndaj pres konferencës së Hristijan Mickoskit që mbajti ditën e sotme, transmeton Zhurnal.
Ai tha se përmes Mickoskit sot u paraqit zëri i Nikolla Gruevskit, kryetarit të vërtetë të VMRO-DPMNE-së.
Kostadinov mes tjerash u shpreh se Mickoski nëse e kishte pasur gojën plotë me drejtësi, atëher do të duhej të dënonte gjithë kriminalitetin e bashkëpartiakëve të tij për të cilët janë hapur procedura gjyqësore.
“Përmes Mickoski u paraqit zëri i Nikolla Gruevskit, kryetarit të vërtetë të VMRO-DPMNE-së. Pres konferenca e sotme nuk ishte asgjë tjetër përveç mbrojtje të kriminalitetit të regjimit. Tentim i ri për bllokim të reformave, pengesën e përparimit dhe suksesin e shtetit. Oktopod kriminel, dhe mbrojtja e kriminalitetit të familjes është pasqyra e vetme të qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së. I frustruari Hristijan Mickoski do të mundej të lejonte që të ketë gojen e mbushur me drejtësi vetëm nëse e dënonte gjithë atë që ka bërë ai dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së. Ndoshta do të kishte mundur Mickoski që ti shihte qytetarët në sy vetëm nëse publikisht kërkonte pastrim të kriminalitetit të regjimit dhe nëse ftonte për përgjegjësi bashkëpartiakët për të cilën ka shumë procedura gjyqësore”, ka theksuar zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Ai mes tjerash tha se pasqyrë e kësaj qeverie është drejtësia dhe shteti i së drejtës.