Fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore dhe procesi edukativo arsimore të zhvillohet me prezencë fizike, thot mjekja e Institutit për sëmundje të mushkërive të fëmijëve Kozle Sllavica Kostadinova. Sipas sajë situate nuk është aq alarmante, por institucionet kompetente duhet të jenë të kujdesshme dhe ta analizojnë gjendjen në baza ditore.
“Unë mendoj se procesi arsimor duhet të vazhdoj njejt. Sigurisht që situata përcillet vazhdimisht në bazë ditore e javore edhe në shkolla por edhe në gjithë shtetin dhe në bazë të numrave, mund të bëhen ndryshime ose eventualisht të tërhiqet vendimi i institucioneve kompetente. Sa i përket masave, të gjitha duhet të respektohen sidomos fëmijët nëpër shkolla duhet ti mbajnë ato”, u shpreh mjekja e Institutit për sëmundje të mushkërive të fëmijëve Kozle Sllavica Kostadinova.
Kostadinova thotë në bazë të hulumtimeve është konstatuar se distancimi social nuk ka ndikuar mirë te fëmijët.
“Po bëhen shumë hulumtime lidhur me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve gjatë kësaj periudhe të pandemisë dhe ka shumë drejtime se izolimin, karantina dhe distancimi social nuk kanë ndikuar mirë në zhvillimin mental të fëmijëve. Prandaj gjithandej rekomandimet janë që këto izolime të zgjasin sa më pak”, theksoi Kostadinova.
Në institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle, aktualisht janë të hospitalizuar rreth 30 fëmijë si pasoj e virusit korona, në mesin e të cilëve janë edhe dy foshne të posalindura.
Ndërsa numri i kontrolleve ambullatore në Kovid Qendrën e përcjell trendin e pacientave pozitiv në nivel shtetëror. Mjekja Sllavica Kostadinova, thotë se fëmijët e hospitalizuar janë me pasqyr mesatarisht të rënd ndërsa një është në mbështetje të oksigjenit.(RTVM)