Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovaç, në konferencë për shtyp në Bruksel përsëriti se të gjitha procedurat rreth azilit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski janë në pajtim me të drejtën dhe rregullat ndërkombëtare.
Ai tha se Gruevski ka marrë “proces korrekt” si secili tjetër që ka kërkuar azil në Hungari dhe se ky proces është i pavarur, dhe nuk e udhëheq Qeveria.
I pyetur nëse Qeveria ka qenë involvuar në transportin e Gruevskit deri në Hungari, Kovaç deklaroi vetëm shkurtë: “Hungaria i ka ndjekur të gjitha rregullat ndërkombëltare në pajtim me standardet ndërkombëtare”.
“Nuk shoh që këtë pyetje ia parashtroni kërkuesve tjerë të azilit në Evropë”, tha ai.
Lidhur me këtë, zëdhënësi hungarez është pyetur nëse kjo do të thotë se nuk ka besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni.
“Implikoj, dhe e patë atë në një tuit timin, se agjencitë e Komisionit evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare të cilat raportojnë për Maqedoninë dhanë disa shkaqe sipas të cilave kjo pyetje matet. Por edhe një herë kjo nuk ishte procedurë e qeverisë, por e agjencisë së pavarur, agjencia çdoherë e ndjek këtë protokol për çdo rast individual dhe çdoherë sigurojmë bazë dhe kornizë për proces korrekt dhe të barabartë për të gjithë”, deklaroi Kovaç.