Kovaçevki: Shumica parlamentare do të jetë më e madhe

Shumica parlamentare do të jetë edhe më e madhe se sa është sot, këtë porosi kryeministri Dimitar Kovaçevski e dha sot për kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell TV21. I pyetur për bisedimet me ASH-në, Kovaçevski tha se ende nuk është bisedua për ndarjen e resorëve.

Marketing

“Kur flasim për Aleancën për Shqiptarët, atëherë duket të flasim se ky bashkëpunim mund të bëhet, respektivisht duhet të bëhet në bazë të dy supozimeve. Njëra është programore-politike dhe e dyta është kadrovike dhe për këto ende nuk ka bisedime konkrete”, tha mes tjerash Kovaçevski.