Kovaçevski-Borell: Pranimi i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE, prioritet për sigurinë evropiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në vizitën e tij të sotme në Bruksel ka takuar nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borell. Kovaçevski shkruan se në takimin me Borell ka theksuar nevojën urgjente për integrim të vendit dhe rajonit në BE.

Marketing

“Nevojitet një zgjidhje dinjitoze evropiane për zgjidhjen e kontestit dhe zhbllokimin e negociatave. Në takimin me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell theksova se veprimi i shpejtë me qëllim zgjerimin e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është prioritet për sigurinë evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

Marketing