Kovaçevski, Grubi e Mexhiti sot bëjnë hapjen e poliklinikës në Saraj

Në Saraj sot do të hapet poliklinika e re. Në ngjarjen janë paralajmëruar fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendës kryeministrit të parë, Artan Grubi dhe ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Marketing

Siç mëson TV21, janë aprovuar 26 punësime, pritet edhe 26 miratime tjera për punësim nga Ministria e Financave.

Poliklinika rajonale në Saraj prej 1.600 m2 do të përfshijë shërbime si ambulantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, laboratori, dhomë rengeni dhe farmaci.

E njëjta do të jetë pjesë e Qendrës Shëndetësore në Shkup dhe do t’i shërbejë gati 45 mijë banorëve të këtij rajoni të kryeqytetit të cilët nuk kanë asnjë poliklinikë në komunë, ndërsa ajo më e afërta është në komunën “Gjorçe Petrov”

Marketing