Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është shtet model për demokraci, diplomaci dhe multietnicitet

Vendi im është një shembull i rrallë në Ballkan ku dhuna, luftërat, presionet ekonomike dhe rregulli se më i forti fiton nuk vlen, tha kryeministri Dimitar Kovacevski në një leksion në Universitetin Kolumbia.

Marketing

Në prezantimin e tij ai theksoi se Maqedonia e fitoi pavarësinë e saj në mënyrë paqësore, duke gjetur zgjidhje përmes përpjekjeve diplomatike.

“Nëse doni të gjeni një vend në botë ku përdoren përpjekjet diplomatike, atëherë është Maqedonia. Të gjitha marrëveshjet që kemi bërë në vend dhe me fqinjët janë funksionale dhe të qëndrueshme. Marrëveshjet i dhanë vendit një mundësi për të përparuar në arritjen e synimeve tona strategjike”, tha kryeministri.

Ai theksoi se në një periudhë prej 30 vitesh kemi zhvilluar një model demokratik që është shumë i njohur me një demokraci funksionale multietnike.

Marketing