Ballina Lajme Maqedoni Kovaçevski: Nëse Shqipëria futet në BE para nesh, nuk ka asnjë pengesë...

Kovaçevski: Nëse Shqipëria futet në BE para nesh, nuk ka asnjë pengesë që të ketë kërkesa ndaj nesh si Bullgaria

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në Daily Click në TV21 tha se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, mund të ndodhë që Shqipëria dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e Bashkimit Europian para nesh. Kovaçevski tha se nëse ndodh kjo, Shqipëria mund të vendosë kërkesa të ngjashme si Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Bullgaria hyri para nesh, ne tani kemi pengesë nga Bullgaria. Tani mund të na ndodhë që Mali i Zi dhe Shqipëria të hyjnë para nesh. A mund të parashikoni që Shqipëria, vendi fqinjë nuk do të ketë ndonjë kërkesë? Tani dikush do të thotë ata nuk do të hyjnë në BE. E njëjta u fol edhe kur hynë në NATO. Ata nuk do të hyjnë në NATO, por kujtohuni se edhe Mali i Zi edhe Shqipëria hynë para nesh në NATO, që do të thotë se nuk ka pengesa”, theksoi Kovaçevski në Daily Click në TV21./tv21.tv

Marketing
Exit mobile version