Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sonte tha se partia e tij do të diskutojë për kryetar të ri të Kuvendit në seancën e Bordit Ekzekutiv, duke qenë se kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër teknik. Ai njoftoi se LSDM-ja do të ketë kandidatin e saj për president në zgjedhje dhe ai do të jetë nga radhët e tyre.

Marketing

Për Kovaçevskin, kandidati do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit pas votimit në prill dhe maj.

Siç theksoi Kryeministri, qeveria teknike është një detyrim ligjor dhe ai beson se të gjitha palët duhet ta respektojnë detyrimin, ashtu siç është detyrimi i tij ligjor të japë dorëheqjen 100 ditë para zgjedhjeve.

“Ne patëm një takim të suksesshëm të liderëve dhe data e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare u ra dakord me konsensus të gjerë. Është mbështetur nga një marrëveshje e gjerë se do të ketë qeveri teknike”, tha Kovaçevski para selisë së LSDM-së, i pyetur se si do të vepronin nëse VMRO nuk propozonte ministrat dhe deputetët e tyre në Qeverinë e “Përzhinos”.

Në seancën e sonte të kryesisë së LSDM-së, Kovaçaevski pret që deputeti Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe të konfirmohet nga kryesia dhe Bordi Ekzekutiv i partisë.

Marketing