Ballina Lajme Maqedoni Kovaçevski nga Granada: Në agjendë kemi temën e zgjerimit të BE-së

Kovaçevski nga Granada: Në agjendë kemi temën e zgjerimit të BE-së

Në Samitin joformal që do të mbahet më 6 tetor në Granadë të Spanjës, pritet që liderët e vendeve anëtare të BE-së të publikojnë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik për paqën, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin dhe stimul për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropian.

Marketing

Të paktën kështu thuhet në draft-deklaratën e BE-së, ku qasje ka patur Radio Evropa e Lirë.

“Duke parë perspektivën për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së, edhe BE-ja edhe vendet ardhshme anëtare duhet të jenë të gatshëm. Vendet që luftojnë poër anëtarësim duhet t`i përforcojnë përpjekjet e tyre reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, konform meritave – natyrës së procesit aderues i themeluar dhe ndihmuar nga BE-ja” – Draft – deklarata e BE-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar se në Granadë të Spanjës do të diskutohen cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së.

“Ne jemi në situatë shumë të mirë për shkak se vitin e kaluar nisëm negociatat. Nga ana tjetër, BE-ja ka interes strategjik dhe proces tashmë të hapur adaptimi. Do të ekzistojë dinamika për vendet kandidate për anëtarësim, por edhe dinamikë brenda BE-së lidhur me adaptimin e funksionimit me më shumë vende anëtare” – tha Kovaçevski.

Në këtë samit joformal pritet të nis debati për reformat në kuadër të BE-së, që familja evropiane të jetë gati për më shumë se 30 anëtarë, që në fjalorin e Brukselit quhet “BE-ja 30 plus”.

Pas pauzës shumëvjecare të zgjerimit, agresioni rus në Ukrainë bëri që kjo cështje të ketë peshë më të madhe dhe ndryshoi disponimin tek vendet skeptike në BE.

Marketing
Exit mobile version