Ballina Lajme Maqedoni Kovaçevski: Nuk negociojmë me Bullgarinë, por me BE-në

Kovaçevski: Nuk negociojmë me Bullgarinë, por me BE-në

Kërcënimit të Radevit se Bullgaria do të aktivizojë të gjithë mekanizmat evropianë për të parandaluar urrejtjen dhe histerinë antibullgare, kryeministri Kovaçevski kundërpërgjigjet se RMV nuk negocion me Bullgarinë, por me BE-në. Thotë se negociatat me BE-në kanë filluar, screening është në vazhdim e ai përcakton zbatimin e kritereve, përfshirë të drejtat e pakicave.

Marketing

“Pasi ka përfunduar procesi i screening-ut, merret një raport që përmban kriteret sipas të cilave vendi aderon në BE. Pra, ne nuk po negociojmë me Bullgarinë, ne po negociojmë me BE-në. Një nga kushtet themelore për anëtarësim në BE janë marrëdhëniet e mira fqinjësore, që do të thotë që institucionet të komunikojnë në mënyrë dinjitoze dhe të ketë komunikim funksional mes dy vendeve. Të gjithë ata që nuk duan ta shohin Maqedoninë e Veriut anëtare të BE-së dhe bëjnë provokime, i bëjnë për ato arsye. Të tillë ka tek ne, por ka edhe në Bullgari.”, – theksoi kryeministri, Kovaçevski.

Marketing
Exit mobile version