Kovaçevski nuk përjashton mundësinë për takim liderësh për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë për takim të ri të liderëve politik në Maqedoni ku mes tjerash do të diskutohej edhe çështja e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Kovaçevski tha se për momentin nuk ka ndonjë plan të tillë por që është i gatshëm për takime.

Marketing

“Për momentin nuk është planifikuar takim i ri i liderëve, megjithatë unë nuk përjashtoj një mundësi të tillë ku do të mund të flasim përsëri në lidhje me çështjet më të rëndësishme”, tha mes tjerash Kovaçevski.

I pari i ekzekutivit theksoi se është koha që të veprohet në rrugën drejt BE-së e jo të jepet vetëm mbështetje në mënyrë deklarative.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces që ka kornizën e saj, korrnizë që është shkrua me ligj, me Kushtetutën e shtetit, në cilën mëynrë bëhen ndryshime kushtetuese, ky proces kërkon përfshirje të ekspertëve dhe politikës që do të thotë se në nivel politik normal që ka bisedime, për këtë ka nevojë për konsensus më të gjerë shoqërorë dhe politik”, tha mes tjerash Kovaçevski.