Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zhvilloi takim tet e tet me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim, kryeministrat e të dy vendeve theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, i cili edhe tash është në nivel të lartë.
Kryeministrat diskutuan për nevojën e përforcimit të bashkëpunimit në më shumë segmente, veçanërisht në këto kohë të trazuara të trazirave luftarake dhe krizës energjetike botërore.
Në takim u diskutua edhe për proceset integruese evropiane të të dy vendeve dhe rëndësinë e përkushtimit të fokusuar, me qëllim që vendet të bëhen anëtarë të plotfuqishme deri në vitin 2030.
Në takim, kryeministrat Kovaçevski dhe Rama theksuan se mbedhja e sotme ndërqeveritare është e një rëndësie të jashtëzakonshme, nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet dhe qytetarët, pothuajse në të gjitha fushat ku ka potencial për avancimin e bashkëpunimit.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Rama u pajtuan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve janë të një rëndësie të madhe edhe për zhvillimin ekonomik, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes afaristëve nga të dyja vendet. Ruajtja e marrëdhënieve të mira, lidhja e popujve, forcimi i infrastrukturës mes dy vendeve është me rëndësi të madhe për përparimin e mëtejshëm, u konkludua në takim.