Kovaçevski: Regjistrimi është kryer në përputhje me standardet evropiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përgëzuar Entin Shtetërorë të Statistikave për realizimin e procesit të regjistrimit, përcjell TV21. Kovaçevski siguron se i gjithë procesi është në përputhje me të gjitha standardet evropiane.

Marketing

“Regjistrimi është kryer në përputhje me të gjitha standardet statistikore evropiane dhe ka ofruar të dhëna që janë vlerësuar si të sigurta, të besueshme, të vlefshme dhe të dobishme. Regjistrimi përmban informacione relevante për gjendjen reale të popullsisë, që i mundëson shtetit të planifikojë dhe të krijojë politika në interes të qytetarëve dhe biznesit”, ka shkruar Kovaçevski.