Kovaçevski: Rritet çmimi i duhanit, blerja nis me mbi 30% çmim më të lartë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot në Prilep realizuan takim me disa nga bujqit prodhues të duhanit dhe vizituan pikën për blerje të duhanit në kuadër të Kombinatit të duhanit në Prilep. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, këtë vit, siç tha Kryeministri Kovaçevski, blerja e duhanit nis me çmim të rritur mbi 30% në krahasim me vitin e kaluar. Rritje ka edhe në pjesën e marrëveshjeve të kontraktuara për blerje dhe sasive të planifikuara për blerjen e duhanit.

Në vijim e përcjellim në tërësi deklaratën  e Kryeministrit Kovaçevski.

Marketing
“Sot prej këtu, nga Prilepi, nga qendra më e madhe e prodhimit të duhanit, shënojmë fillimin e blerjes së duhanit nga korrja e vitit 2022.
Ditën e sotme e nis me një takim me njerëzit që janë më të rëndësishmit në këtë degë tonën tradicionale bujqësore – prodhuesit e duhanit. Pata rastin të bisedoj me disa prej tyre nga rajoni i Prilepit për korrjen e këtij viti, për çmimin e blerjes, për masat e Qeverisë, por edhe për propozimet e tyre për zhvillimin e mëtejmë të prodhimit të duhanit në këtë rajon.
Sipas të dhënave zyrtare të Inspektorati Shtetëror të Bujqësisë, me kënaqësi mund të them se sivjet blerja e duhanit nis me të dhëna pozitive: çmim më i lartë i blerjes, më shumë kontrata të lidhura, sasi më e madhe e planifikuar për blerje, cilësi më e mirë e duhanit.
Këtë vit blerja e duhanit nis me mbi 30% çmim më të lartë në krahasim me vitin e kaluar. Gjegjësisht, çmimi i blerjes për kilogram duhan është 261 denarë, për dallim nga viti i kaluar kur ishte 200 denarë për kilogram. Këto janë çmimet historikisht më të larta të blerjes së duhanit në 10 vitet e fundit! Do të them një të dhënë që konfirmon konstatimin – dhe ajo është se prej vitit 2014 e deri më sot, çmimi i blerjes së duhanit është rritur me 115.7%.
Këtë vit rritje ka edhe numri i kontratave të lidhura. Për të korrat e vitit 2022 janë lidhur 29653 kontrata, që është për 7% më shumë se vitin e kaluar kur ishin lidhur 27712 kontrata. Këtë vit pritet të blihen rreth 21 mijë tonë duhan, që është për 10% më shumë nga viti i  kaluar kur janë blerë 18.600 tonë duhan. Kemi duhan më cilësor krahasuar me vitin e kaluar.
Këto të dhëna fillestare premtojnë  blerje të suksesshme të duhanit, që në fund do të thotë përfitim si për shtetin ashtu edhe për prodhuesit e duhanit për të vazhduar investimet në prodhim, për të kontribuar në zhvillimin e kësaj dege bujqësore. Numrat e  tilla janë dëshmi se masat që kjo Qeveri  i mori për prodhimin e duhanit japin rezultate pozitive.

Duhani është dega jonë bujqësore tradicionale por edhe e orientuar drejt eksportit që sjell një fluks valutor vjetor mbi 120 milionë euro. Nga kjo degë ekzistojnë rreth 20.000 familje, ndaj çdo masë e marrë është në interes të prodhuesve të duhanit, për të pasur një prodhim të qëndrueshëm dhe stabil.

Kjo Qeveri për herë të parë solli një model të ri për rritjen e subvencioneve për duhanin, sipas të cilit subvencioni për klasën e parë është 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë dhe klasat shtesë. Me këtë ne i motivuam prodhuesit e duhanit që të prodhojnë më shumë duhan dhe me cilësi më të mirë, për të arritur subvencionim më të lartë.
Paralelisht me modelin e ri të subvencionimit, u miratua Ligji i ri për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme, i cili zgjidhi të gjitha çështjet e hapura që rëndonin prodhimin dhe blerjen e duhanit.

Ne kemi treguar se interesat e prodhuesve të duhanit janë interesi kryesor i shtetit, edhe në kushtet e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ndërsa prodhuesit e duhanit u përfshinë edhe nga ndihma e programit KOVID.

Ky është një angazhim serioz dhe shqetësim real i shtetit ndaj prodhimit të duhanit, ndaj gjithë sektorit të bujqësisë. Kjo Qeveri është në krah të bujqve, të këtyre njerëzve punëtorë, të cilët me prodhimin e tyre kanë një interes serioz në prodhimin e ushqimit dhe në zhvillimin e ekonomisë.

Ne punojmë gjithmonë për interesat e bujqve dhe në këtë periudhë të një krize të madhe energjetike të zakonshme në Evropë, ne krijojmë masa për të ndihmuar bujqit, për rritjen e prodhimit të ushqimit vendor.

Për herë të parë miratuam “Planin nacional të prodhimit të ushqimit”, i cili përmban masa specifike për të mbështetur këtë sektor të rëndësishëm në kohë krize dhe plani tashmë po zbatohet. Plani përmban një program intervenues në vlerë prej 900 milionë denarë dhe masa konkrete për rritjen e prodhimit të produkteve bazë ushqimore, për pavarësinë e importit, masa me të cilat inkurajojmë bujqit që të shfrytëzojnë maksimalisht të gjitha resurset, çdo pëllëmbë të tokës së punueshme bujqësore në vend.

Për herë të parë, ministria dikasteriale përgatiti një model të ri të shpërndarjes së subvencioneve bujqësore, i cili zgjidh të gjitha problemet e kahmotshme të bujqve, mundëson një sistem të shpejtë të pagesës së subvencioneve për bujqit dhe parandalon keqpërdorimet me subvencionet.

Me “decoupling sistem” bujqit marrin paradhënie subvencionesh, ata bujqë që do të fokusohen në prodhimin e kulturave strategjike marrin mbështetje shtesë, por edhe bujqit që krijojnë një produkt final për shitje nga prodhimi i tyre.

Ne vazhdojmë me të njëjtin ritëm për zhvillimin e bujqësisë dhe më gjerë. Maqedonia e Veriut ka resurse, ka tokë pjellore, klimë ideale, bujq  punëtorë, prandaj do të vazhdojmë me masat e qeverisë, të japim mbështetje dhe që bujqësia të jetë forca lëvizëse e ekonomisë maqedonase”.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, tha se blerja e duhanit po shkon mirë dhe se këtë vit është arritur çmimi më i lartë i blerjes së duhanit, 261 denarë për kilogram.

“Më vjen mirë që me krenari mund të them se blerja e duhanit po shkon mirë, dhe që këtë vit arritëm çmimin më të lartë të blerjes së duhanit, 261 denarë për kilogram. Janë nënshkruar gjithsej 29.653 kontrata për prodhimin e duhanit, që është 7% më shumë se vitin e kaluar. Rritje kemi edhe në sipërfaqet e duhanit me 15% krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vit, sipas prodhimit të dakorduar, presim të blejmë 25,850 tonë, që paraqet një rritje prej rreth 10% krahasuar me blerjen e realizuar korrjen e kaluar. Këtë vit, për herë të parë, janë dhënë kontrata për 29 përfitues për blerjen e pajisjeve moderne të duhanit, përmes Programit të Zhvillimit Rural, Nënmasa 121.7. “Blerja e pajisjeve për prodhimin e duhanit”, me mbështetje financiare për shfrytëzues prej 4,5 milionë denarë. Ky është një tjetër informacion për qasjen tonë serioze ndaj prodhimit të duhanit, për herë të parë ne kemi zbatuar një nënmasë që synon veçanërisht prodhuesit e duhanit. Të gjitha këto fakte janë motiv që të vazhdojmë të kujdesemi për zhvillimin e mëtutjeshëm të prodhimit të duhanit, që bashkërisht të marrim vendime dhe të dëshmojmë një sukses të tillë siç kemi sot”, tha ministri Nikollovski.