Ballina Aktuale Kovaçevski takon MPJ azer Bajramov, në fokus të bisedës energjia

Kovaçevski takon MPJ azer Bajramov, në fokus të bisedës energjia

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Nju Jork pati takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Temë e diskutimit në takim ishte kriza energjetike dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ofrimit të energjisë dhe mundësia e kyçjes në rrjetin e gazsjellësit

Marketing

Kovaçevski takon MPJ azer Bajramov, në fokus të bisedës energjia
Kovaçevski takon MPJ azer Bajramov, në fokus të bisedës energjia
Publikuar 20:35 22 Shtator, 2022
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Nju Jork pati takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Temë e diskutimit në takim ishte kriza energjetike dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ofrimit të energjisë dhe mundësia e kyçjes në rrjetin e gazsjellësit.

reklamë

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në takim u theksua se veprimet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës janë një nga shkaktarët e krizës energjetike në botë dhe se kjo situatë është ndjerë më shumë në Evropë, e cila ka shkaktuar një rritje të rëndë të çmimit të gazit natyror.

“Në bisedime u theksua se Azerbajxhani kontribuon në tejkalimin e krizës energjetike duke zhvilluar tubacionet ekzistuese të gazit. Në takim u diskutua gjithashtu se BE-ja po shkon drejt furnizuesve të besueshëm të energjisë, dhe Azerbajxhani është një prej tyre, përmes zgjerimit të Korridorit Jugor të Gazit duke dyfishuar dërgesat e gazit nga Azerbajxhani në BE, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se me interkonektorin për lidhjen e gazit me Greqinë, Maqedonia e Veriut do të lidhet me gazsjellësin trans-Adriatik dhe kështu gazi nga Azerbajxhani do të arrijë edhe në tregun tonë.

“Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit dhe lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit është prioritet. Takimi në Nju Jork i kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Bajramov, u shfrytëzua për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në sfera të ndryshme”, theksohet në kumtesë.

Marketing
Exit mobile version