Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka ripërsëritur premtimin e tij se ushqim, ngrohje dhe rrymë do të ketë për çdo familje.
Sipas tij qeveria është fokusuar në investimet në sektorin energjetik, që më lehtë të përballet me krizën energjetike.
“Kam premtuar dhe do ta realizojmë këtë premtim, se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për çdo familje. Qeveria është e fokusuar në investimet në sektorin energjetik. Kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike që të plotësojmë nevojat e konsumatorëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.