Kovid 19/569 viktima në një ditë në Britani, Xhonson mbetet në izolim

Britania ka raportuar se 569 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19. Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se vendi tashmë numëron 2,921 viktima në total.

Marketing

Në Mbretërinë e Bashkuar janë testuar gjithsej 163.119 persona nga të cilët 33.718 janë testuar pozitivë.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson, ka ende simptoma të buta të Covid-19, që do të thotë se ai mund të mos jetë në gjendje të largohet nga izolimi të premten siç ishte planifikuar.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se Johnson ishte ende simptomatik, gjashtë ditë pasi ai u diagnostikua me sëmundjen.

Marketing