Kovid-19/Evropa po shënon rritje më të shpejtë të rasteve pozitive se SHBA

Europa duket se po kalon valën e dytë të Covid-19. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rritja e rasteve pozitive është me e lartë se në SHBA.

Marketing

Pesë vendet europiane më të prekura nga pandemia janë Franca, Britania e Madhe, Rusia, Spanja dhe Holanda. Mesatarja totale ditore e rasteve pozitive në këto vende ishte 70,158. Sakaq, më 13 tetor, mesatarja ditore në SHBA, ishte 49,542 infeksione.

Edhe vende të tjera të Europës kanë shënuar rritje të rasteve pozitive me COVID-19.

Polonia, Belgjika dhe Republika Çeke kanë parë rritje të ndjeshme të infeksioneve Covid-19 në javët e fundit. Franca, Holanda dhe Sllovenia kanë regjistruar gjithashtu rritje dramatike në numrin e rasteve të reja këtë muaj.

Për të parandaluar përhapjen e infeksionit, Sllovenia ka vendosur që nga dita e sotme karantinë në disa qytete të cilat konsiderohen si zona të rrezikshme. Një masë e tillë u prezantua në këto qytete pasi në dy javët e fundit, një mesatare prej 140 banorësh për 100,000 u prekën nga koronavirusi./