Vala e fundit e të prekurve me virusin korona, përveç që ka mbushur klinikat infektive, ka rënduar edhe punën në laboratorëve të testimit, thotë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai me këtë rast ka paralajmëruar rritjen e kapaciteteve të laboratorëve për testim për virus korona. Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 ka bërë që edhe spitalet e tjera në vend përkohësisht të shndërrohen në spitale Covid.
“Do të sigurojmë numër shtesë të terminëve përmes sistemit “Termini im”, është diçka që po punohet gjatë fundjavës. Gjithashtu, po përpiqemi që sa më shpejt të arrijmë te testet e shpejta. Një pjesë e procedurës tashmë ka përfunduar, vijon faza e dytë. Besoj që kjo shumë do të lehtësoj qasjen për tu testuar. Mund të ballafaqohemi edhe me skenarë kur kuadër tjetër do të punojë vetëm me pacientë me Covid. Kjo është diçka që ndodhë gjithkund në Evropë, madje, në këto vende bëjnë edhe shkëmbime të pacientëve nga vendet fqinje. Shpresoj që nuk do të ndodhë një skenar i tillë, por ne po përgatitemi edhe për momente të tilla” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe shtoi se në spitalet në Manastir, Prilep dhe Ohër tashmë pacientët me virusin korona janë shtrirë në repartet interne. Vendi po përgatitet për çdo lloj skenari të mundshëm, madje edhe shkëmbimin e kuadrit dhe të pacientëve, siç kanë bërë vendet evropiane thot minsitri.
Poashtu misnitri filipçe Iështë kundërpërgjigjur edhe kërkesës së opozitës për dorëheqje. Ai ka thënë se nuk ndjenë përgjgjësi për dorëheqje dhe ka kërkuar nga opozita që ta largoj politikën nga lufta kundër pandemisë.