Ballina Aktuale Kovid 19 RMV/ 37 humbje jete,86 raste të reja.Shërohen 856 pacientë

Kovid 19 RMV/ 37 humbje jete,86 raste të reja.Shërohen 856 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 808 teste të kryera janë regjistruar 86 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 58 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 856 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona.

Marketing

Regjistrohen 37 viktima dhe 86 raste të reja me Covid-19

Marketing
Exit mobile version