Kovid 19 RMV/ 4 të vdekur, 23 raste të reja. Shërohen 32 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.853 teste të kryera janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 9 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 32 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 4 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.441 raste, prej të cilëve 149.528 janë shëruar, kurse 5.462 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 451 raste aktive me virusin korona, prej të cilëve 214 në Shkup, 40 në Kumanovë dhe 33 në Prilep.

Marketing