KOVID 19 RMV/ 6 viktima, 182 raste të reja dhe 33 të shëruar

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 182 raste të reja me koronavirus ndërsa janë bërë 1348 testime. Rastet janë regjistruar në: Shkup- 107, Kumanovë – 14, Shtip – 4, Tetovë – 23, Kërçovë – 13, Strugë – 5, Ohër – 2, Gostivar – 4, Strumicë-1, Koçn – 1, Berov – 1, Resnjë-13, Negotinë-1.
Sot në Institut janë regjistruar 33 pacientë të shëruar, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën.

Marketing
Marketing