Kovid 19 RMV/ 8 të vdekur, 94 raste të reja.Shërohen 42 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 830 testime të realizuara 94 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkup-49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçan-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërçovë-2.

Marketing

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 42 persona të shëruar nga virusi korona. Shkup-27, Shtip-1, Prilep-8 Tetovë-1 Veles-3 dhe Koçan-2.

Ndërsa betejën me korona virusin e kanë humbur 8 persona.

Marketing