Kovid qendrat Shkup/ Për 24 orë, hospitalizohen 36 persona, mjekohen 467

Ministria e Shëndetësisë, njofton se gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 19 pranime, edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në Kovid – qendrën në Klinikën për Neurologji, katër të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatovenorologji, ndërsa dhjetë në Klinikën e sapohapur për Sëmundje të Syve.

Marketing

Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 17 persona. Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 31 pacientë të shëruar. Për momentin, në Kovid – qendrën e Klinikës Dermatologjike trajtohen 19 pacientë, në Klinikën për Neurologji 36 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 54 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për Gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 26 persona, në Kovid – qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë të sistemuar 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 11 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 106 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive trajtohen 155 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, ka 36 pacientë, prej të cilëve 6 fëmijë dhe 30 të rritur. Gjithsej 459 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Ka filluar të punojë kovid reparti në Klinikën për Sëmundjeve të Syve me kapacitet prej 23 shtretërish, qendra kovide në SPQ “8 Shtatori” është zgjeruar për 26 vende të reja dhe kapaciteti i 80 aktualëve është rritur në 106 shtretër spitalorë.

Në ditët në vijim, pritet të fillojë me punë kovid qendra e Klinikës për Vesh, Hundë dhe Fyt. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.